Vdes vogëlushja-plakë, ishte bllokuar në trupin e një të moshuare

Ata sy kuriozë ndaj botës që e rrethonte, u mbyllën përgjithmonë.

Lucy Parke ishte vetëm 8 vjeçe, kishte zemër të fortë por ishte “bllokuar” në trupin e një të moshuare, për shkak të një sëmundje të rrallë, e cila nuk e lejoi që të zhvillonte një jetë normale si bashkëmoshatarët e saj.

Por pavarësisht kësaj, Lucy nuk kishte ndaluar kurrë së qeshuri dhe buzëqeshja e saj, kishte mbushur jetën e nënës dhe babait, Stephanie dhe David Parke nga Ballyëard, në Irlandë, të cilët mundohen të ngushëllojnë veten me kujtimet e saj.

Pak kohë pas lindjes, Lucy u diagnostikua me sindromën e Hutchinson-Gilford, një sëmundje gjenetike e cila shkakton plakjen e parakohshme të trupit, por jo të mendjes, e cila rezultonte e vetmja lidhje me moshën reale, shkruan noa.al.

“E humbëm Lucyn tonë. Vogëlushja jonë ndaloi së luftuair, trupi i saj ishte shumë i dobët, por zemrën e kishte të fortë, ashtu si dashurinë për jetën dhe buzëqeshjen e mrekullueshme që na bëri krenarë që ishim prindërit e saj”, shkroi Stephanie në Facebook, duke lajmëruar vdekjen e së bijës ditën e parë të janarit.

Jeta e Lucy ndonëse e shkurtër ishte një shembull kuraje duke prekur shumë zemra, ndërsa u bë shpesh pjesë e mediave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *