Foshnja 7-javëshe nuk merr frymë, policia qan kur zbulon çfarë i kishte ndodhur (foto)

Të kesh fëmijë dhe të jesh prind është një e drejtë për të gjithë njerëzit, por ka disa, të cilët duhet të ndalohen të rrisin fëmijë.

Javën e kaluar, një sallë operative në Huta në Shtetet e Bashkuara mori një telefonatë nga një 19-vjeçar, Clint Nokes.

I biri nuk po merrte frymë dhe djali menjëherë thirri ndihmë. I vogli kishte shumë nevojë për ndihmë. Paramedikët mbërritën në vendngjarje, por nuk mundën që foshnja 7 javëshe të rikthehej në jetë.

Babai i foshnjës u tha mjekëve se ai ishte duke u përpjekur të ushqente foshnjën dhe papritur ai nuk po merrte më frymë.

U shqetësua dhe kërkoi ndihmë. Por kur policët filluan të bisedonin me stafin mjekësor, versioni i Clint u rrëzua.

E vërteta u zbulua së shpejti me autopsinë e djalit të vogël. Koka dhe gjoksi i foshnjës ishin plagosur dhe fëmija kishte pësuar hemorragji të trurit. Mjekët punuan intensivisht dhe pa ndërprerje për të shpëtuar jetën e tij, por nuk arritën.

Autopsia zbuloi ashpërsinë e dëmtimeve të fëmijës. Ai kishte një thyerje të kafkës, sy të gjakosur, gjak në palcë dhe fraktura të shumta përgjatë trupit të tij.

I ati pranoi krimin.

Ai tha se e kishte dhunuar, pasi fëmija nuk ndalonte së qari, ai e hodhi atë në divan, e mori për një këmbe dhe përplasi. Ai tha se e mbante fëmijën me kokë poshtë, duke e goditur atë në të gjithë trupin e tij.

Të gjitha veprime këto që për një fëmijë 7 javësh ishin fatale. Clint është arrestuar dhe është në pritje të gjykimit.

Ngjarja ka shokuar dhe përlotur mjekë dhe policë në vendngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *